Hapen aplikimet për bursa studimi në nivelin BA në AUBG- Universiteti Amerikan në Bullgari

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

24 Nëntor 2021 deri 10 Janar 2022

Shkarko Dokumenta: 

Bursa: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa për studime 4- vjeçare Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2022-2023.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizime; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Letërsi; Psikologji; Fizikë.

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Të kenë notë mesatare të lartë.

 

APLIKIMI: Për tu përfshirë në testimin e anglishtes, ofruar falas për aplikantët e AUBG-së, duhet të aplikoni online deri në datën 10 Janar 2022 në linkun: https://apply.aubg.edu/account/register si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese siç përshkruhet në dokumentin Lista e Dokumentave.

Më pas, plotësoni online Formularin e Ndihmës Financiare dhe të ngarkoni gjithë dokumentacionin e kërkuar deri në datën 1 Mars 2022.

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin në faqen www.osfa.al.

Na kontaktoni për çdo paqartësi apo informacion që do ju nevojitet:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
E-mail: bursa@osfa.al 

Mob: 0682035335

Ose:

American University in Bulgaria
Admissions Office
ABF Student Center
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year