Hapet thirrja për studime 4-vjecare në AUBG Universiteti Amerikan në Bullgari

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

30 Tetor 2019 deri 27 Shkurt 2020

Shkarko Dokumenta: 

Bursa: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa për studime 4- vjeçare Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2020-2021.

Degët që ofrohn në këtë Universitet janë: 

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi; Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare; Letërsi; Psikologji; Fizikë.

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
     

APLIKIMI: Duhet të aplikoni online deri në datën 20 Dhjetor 2019, në linkun:

https://apply.aubg.edu/account/register

si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin Lista e Dokumentave.

Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare se bashku me dokumentacionin deri në datën 27 Shkurt 2020, në një nga adresat e mëposhtëme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentave duke klikuar këtu ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.

Për më tepër informacion, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 2 Nëntor 2019, ora 18:00 tek Hotel Rogner. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, e mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.