- Shqip
- English
Hapet thirrja për studime 4-vjecare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçare në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2018-2019.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;
Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
- Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
APLIKIMI: Duhet të aplikoni online deri në datën 1 Mars 2018, në linkun:
https://apply.aubg.edu/account/register
si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin bashkangjitur (Lista e Dokumentave).
Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare se bashku me dokumentacionin deri në datën 1 Mars 2018, në një nga adresat e mëposhtëme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223
E-mail: bursa@osfa.al
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.