Hapet thirrja për studime 4-vjecare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë AUBG

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG)  ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçare Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2019-2020.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;

Letërsi; Psikologji;

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.

 

APLIKIMI:  
Afati i aplikimit dhe i dorëzimit të dokumentave është data 26 Shkurt 2019, por për tu përfshirë në testimin falas TOEFL ITP duhet të aplikoni përpara datës 31 Dhjetor 2018 sipas udhëzimeve (Lista e Dokumentavedhe linku i aplikimit është https://apply.aubg.edu/account/register 

Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare së bashku me dokumentacionin deri në datën 26 Shkurt 2019, në një nga adresat e mëposhtëme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.

Për më tepër informacion, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 3 Nëntor 2018, ora 18:00 tek Hotel Rogner. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, e mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.