Hapjen e aplikimeve për bursat Global Supplementary Grant Program (GSGP) (Mbyllur)

Programi i Bursave të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur njofton hapjen e aplikimeve për bursat Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik 2011 – 2012. GSGP ofron bursa plotësuese për vende nga Europa Lindore dhe Qendrore, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Mongolia, Lindja e Mesme/Afërt dhe Azia Jugore. Qëllimi i këtij programi është të ndihmojë studentë të kualifikuar që janë duke ndjekur studime doktorature në Shkencat Humane dhe Sociale në një universitet të akredituar në Azi, Australi, Europë, Lindje e Mesme/Afërt dhe Amerikën e Veriut.

Kriteret e përzgjedhjes
Programi i Bursave GSGP është i vlefshëm për qytetarë të vendeve: Shqipëri, Afganistan, Armeni, Azerbaixhan, Bjellorusi, Bosnje -Hercegovinë, Kroaci, Egjipt, Gjeorgji, Irak, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgizstan, Liban, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Nepal, Palestinë, Fedarta Ruse, Serbi, Siri, Taxhakistan, Turkmenistan, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Nuk mund të aplikojnë për këtë program studentët që ndjekin studime doktorature në fushën e shkencave mjekësore, fizikës, kimisë, teknikës, ekonomisë, shkenca natyrore si dhe arte.

Bursat GSGP jepen vetëm për studime doktorature. Studentët e pranuar në një program masteri me qëllimin për të vazhduar më tej me studimet e tyre por që nuk janë të pranur konkretisht në një program PhD nuk mund të konsiderohen për këto bursa.

Ju lutem kini parasysh se ky është një Program Plotësues, pra nuk ofron finacim të plotë. Aplikantët duhet të vërtetojnë se disponojnë mjete financiare shtesë nga burime të tjera.

Aplikimi

Aplikantët mund të aplikojnë edhe online duke përdorur aplikimin online (The Online Application System (OAS)’ tek faqja: http://www.soros.org/grants/oas.

Afatet e Aplikimit

Për studentët që ndjekin studimet e doktoraturës në një nga vendet: Azi, Australia, Amerika e Veriut, Lindje e Mesme, afati është data 1 Prill 2011.

Për studentët që ndjekin studimet Phd në Europë, afati është: 31 Maj 2011.

Aplikimet për GSGP Amerika e Veriut, etj mund të dërgohen në New York te adresa si më poshtë:

Aplikimet për GSGP Europë mund të dërgohen në Londër te adresa si më poshtë:

Të dy llojet e aplikimeve (Amerikë e Veriut dhe Europë) mund të dërgohen gjithashtu edhe te adresa e Fondacionit Soros, Tiranë.

Global Supplementary Grant Program –Amerika e Veriut Global Supplementary Grant Program - Europe
Open Society Institute Open Society Foundation
1700 Broadway, 17th Floor Network Scholarship Programs
New York, NY 10019 Cambridge House
U.S.A. 100 Cambridge Grove
London W6 0LE
United Kingdom

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Rr ”Qemal Stafa”, P.120/2, Tiranë
Tel: 2234621/2248213, email: ibakshevani@osfa.soros.al
2011-02-07 00:00:00 Europe/Tirane