- Shqip
- English
[node:field-titulli] ([node:field-status])
Kohezgjatja:
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2013-2014.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Studime Amerikane
Shkenca Kompjuterike,
Ekonomik,
Administrim Biznesi,
Politike Europiane,
Histori dhe Civilizim ,
Sisteme Informative,
Gazetari dhe Komunikim,
Matematike,
Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;
Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze ( të folur dhe të shkruar). Niveli i kërkuar i TOEFL = 80; Niveli i kërkuar i SAT = 1000 (në dy seksione)
Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të shkollës së mesme.
APLIKIMET
Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://community.aubg.bg/page.aspx?pid=359
Gjithashtu duhet të dërgoni me postë te adresa e Universitetit në Bullgari, Formularin e Ndihmës Financiare së bashku me dokumentat shoqëruese.
Këtë Formular së bashku me listën e dokumentave shoqëruese mund t’i shkarkoni duke klikuar këtu
Afati i Aplikimit është data 1 MARS 2014.
Adresa e Universitetit ku duhet të dërgoni me postë Aplikimet është :
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
admissions@aubg.bg
www.aubg.bg
Për më shumë detaje kontaktoni Fondacionin Soros në adresën : bursa@osfa.soros.al