[node:field-titulli] ([node:field-status])

Kohezgjatja: 

28 Janar 2013

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa te plota dhe te pjesshme per studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2013-2014.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Studime Amerikane
Shkenca Kompjuterike,
Ekonomik,
Administrim Biznesi,
Politike Europiane,
Histori dhe Civilizim ,
Sisteme Informative,
Gazetari dhe Komunikim,
Matematike,
Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës se mesme ose ta kenë përfunduar atë;
Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar). Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do te duhet te japing provimet TOEFL dhe SAT
Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

APLIKIMET
Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://community.aubg.bg/page.aspx?pid=359

Pas aplikimit online, duhet dërguar Formulari i Ndihmës Financiare i plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues me postë te adresa e AUBG deri më datë 1 Mars 2013.

Adresa e AUBG:
American University in Bulgaria
Admissions Office
1 G. Izmirliev Sq.
Blagoevgrad 2700,Bulgaria
Tel.: +359 73 888 236
Fax: +359 73 883 227
admissions@aubg.bg
www.aubg.bg

Klikoni ketu per Formularin e Ndihmes Financiare dhe listen e dokumentave te kerkuar