- Shqip
- English
Priten ende aplikime për në ACT- Universiteti Amerikan në Selanik deri më 15 Qershor 2019
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të pjesshme për Studime Universitare (BA) 4–vjeçare në Universitetin Amerikan të Selanikut, dhe për Studime Pasuniversitare Master një vjecar, për vitin akademik 2019-2020.
Degët që ofrohen:
Në nivelin Bachelor: Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm); Marrëdhënie Ndërkombëtare (BA); Biznes dhe Informatikë (BS); Shkenca Kompjuterike (BS); Gjuhë Angleze (BA) (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media); Psikologji
Në nivelin Pasuniversitar: Master në Administrim Bisnesi (MBA); Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
Për Studime Universitare BA:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
Për Studime Pasuniversitare:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu
‘Kodi referencial’: FDTEN1 - ju përjashton nga pagesa e aplikimit online
Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 15 Qeshor 2019
Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun:
http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application
Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afatin e treguar më sipër, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë Tel: +355-42 235856, 042 234223
E-mail: bursa@osfa.al
Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar këtu.
ose të vini t’i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS ku do të merni më tepër informacion.
ACT Photos
ACT at a glance
Science Lab
Housing
Student Life
Community Service
For even more photos of ACT and its various events please visit ACT Flickr page.