- Shqip
- English
Shtyhet afati i aplikimit për studime në Universitetin Amerikan në Selanik-ACT
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- SOROS dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për Studime Universitare (BA) 4- vjeçare dhe për Studime Pasuniversitare Master 1- vjecar, në Universitetin Amerikan të Selanikut për vitin akademik 2020-2021.
Degët që ofrohen:
Në nivelin Bachelor:
- Administrim Bisnes (BS)
(me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm) - Marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
- Biznes dhe Informatikë (BS)
- Shkenca Kompjuterike (BS)
- Gjuhë Angleze (BA)
(me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media) - Psikologji
Në nivelin Pasuniversitar:
- Master në Administrim Bisnesi (MBA)
- Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)
- Master në Psikologji Operacionale (MSc)
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
Për Studime Universitare BA:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
Për Studime Pasuniversitare:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu
Afati për Studime Universitare dhe Studime Master shtyhet në 15 Maj 2020
Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun:
http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application
Dokumentet plotësues akademik dhe financiar të Aplikimit duhet ti ngarkoni online në formularin e aplikimit, deri në afatin e treguar më sipër.
Shkarkoni dokumentin me listën e dokumentacionit të kërkuar dhe procesin e aplikimit duke klikuar këtu.
Për cdo pyetje ju ftojmë të na shkruani në bursa@osfa.al.
ACT Photos
ACT at a glance
Science Lab
Housing
Student Life
Community Service
For even more photos of ACT and its various events please visit ACT Flickr page.