- Shqip
- English
Shtyhet afati i aplikmit për bursa në AUBG deri në datën 15 Mars 2017
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan në Bullgari AUBG për vitin akademik 2017-2018.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;
Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
- Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
APLIKIMI: Ju duhet të aplikoni online në linkun:
https://apply.aubg.edu/apply/ , si dhe të dërgoni me e-mail dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin bashkangjitur (Lista e Dokumentave).
Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare deri në datën 15 Mars 2017, në një nga adresat e mëposhtëme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223
E-mail: bursa@osfa.al
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.