Thirrje për Aplikim: Civil Society Scholar Awards (2019 -2020)

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

05 Shkurt 2019 deri 29 Mars 2019

Shkarko Dokumenta: 

Bursa: 

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat: Civil Society Scholar Awards (CSSA), për vitin Akademik 2019 -2020.

QËLLIMI:
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet projekte akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, të aksesojnë burime të rëndësishme për punën e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektualë apo në mësimdhënie.

 

KUSH MUND TË APLIKOJË:

  • Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;
  • Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

 

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN:

Projekte ndërkombëtare akademike afatshkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kerkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

Nuk ofrohet mbështetje për ‘tuition fee’.

 

FUSHAT E STUDIMIT:
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:

Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e njeriut.

 

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 29 Mars 2019

Mund të aplikoni online duke klikuar ketu ,

ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit në Tiranë:

Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 4 22 34 621​

Më tepër informacion në lidhje  me dokumentacionin e kërkuar do të gjeni te linku: 

https://www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards

Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të aksesoni CSSA - Pyetje të shpeshta ose të kontaktoni në adresën: bursa@osfa.al