- Shqip
- English
Thirrje për Aplikim: Civil Society Scholar Awards (2020 -2021)
Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat: Civil Society Scholar Awards (CSSA), për vitin Akademik 2020 -2021.
QËLLIMI:
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet projekte akademike për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, të pasurojnë kërkimet me angazhim social në vendin e tyre ose në rajon.
KUSH MUND TË APLIKOJË:
- Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;
- Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).
AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN:
Projekte akademike afatshkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kërkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kërkimore që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’. Nuk ofrohet mbështetje për ‘tuition fee’.
FUSHAT E STUDIMIT:
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, por me prioritet do të jenë ato që specifikisht do të adresojnë çështje të mprehta të shoqërisë, si:
- “Defense against rising authoritarianism;
- Sustainable development, climate action, and mitigating the effects of climate;
- Economic justice and worker rights;
- Information democracy;
- Addressing the impact of the Covid-19 pandemic on the applicant’s home country or region.”
AFATI I APLIKIMIT:
Afati i fundit për aplikim është 22 Korrik 2020
Mund të aplikoni online duke klikuar këtu.
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
Më tepër informacion në lidhje me dokumentacionin e kërkuar do të gjeni te linku:
https://www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards
Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën: bursa@osfa.al