Vazhdojnë aplikimet për bursa studimi në nivelin BA në AUBG- American University of Bulgaria

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG)  ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçareUniversitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2020-2021.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi; Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare; Letërsi; Psikologji; Fizikë.

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
     

APLIKIMI:
Duhet të aplikoni online në linkun: https://apply.aubg.edu/account/register si dhe të ngarkoni të gjitha dokumentet plotësuese listuar në Lista e Dokumenteve, së bashku me Formularin e Ndihmës Financiare deri në datën 1 Mars 2020.

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin në faqen www.osfa.al, ose mund të vini t’i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit.

Për më tepër informacion, ju ftojnë të na telefononi, shkruani ose të paraqiteni në zyrën e Fondacionit e të mësoni më shumë rreth AUBG dhe procesit të aplikimit.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al