Ftesë për OJF për pjesëmarrje në plotësimin e një Anketimi mbi fondet e BE

Nga korrik 2015 Fondacioni është duke zbatuar projektin Rritja e pronësisë lokale për integrimin europian përmes fuqizimit të kapaciteteve të shoqërisë civile për përvetësimin e fondeve nga Bashkimi Europian (BE)Projekti synon forcimin e kapaciteteve përvetësuese të shoqërisë civile për të përfituar më shumë fonde të financuara nga programet e BE-së.

Në kuadër të projektit, Fondacioni do të hartojë një Vlerësim Nevojash që do të bazohet në përgjigjet e marra nga një pyetësor që ne kemi hartuar, si dhe nga burime të tjera informacioni.

Për këtë qëllim do të kërkonim bashkëpunimin e Organizatave Jo-Fitimprurëse për plotësimin e pyetësorit deri në 23 nëntor 2015 në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/CJRVB6T   Pyetësori është i thjeshtë dhe plotësimi i tij kërkon pak minuta.

Plotësimi i pyetësorit është shumë i rëndësishëm për ne, pasi do të na ndihmonte:

    - Marrjen e informacionit dhe kuptimin më të mirë të procesit të programimit të fondeve të BE-së;

    - Informacion më të detajuar mbi kapacitetet e OJF-ve për shkrim projektesh;

    - Informacion mbi kapacitetin zbatues e raportues të OJF-ve;

    - Informacion mbi kapacitetet për një bashkëpunim më të mirë midis përfituesve të ndryshëm brenda vendit dhe vendeve fqinjë.

 

Organizatat që do të marrin pjesë në anketim do të ftohen në muajt në vazhdim:

    - Të marrin pjesë edhe në një Tryezë të Rrumbullakët për këtë qëllim me përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë, dhe Ministrisë së Integrimit Evropian.

    - Të marrin pjesë në sesionet e trajnimit.

Për më shumë informacion dhe lidhur me pyetësorin mund të na kontaktoni në adresën ina.beqo@gmail.com ose në numrin e telefonit: 04 22 34 621/ 04 22 34 223/ 04 22 35 856.  

Ju falenderimit paraprakisht për kontributin tuaj.