Thirrje për projekte Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë
Tematika:
Shkarko Dokumentat:
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) ka ndërmarrë një nismë për sfidimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend, në kuadër të strategjisë 2014-2017. Për këtë qëllim OSFA do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë, organizata të Shoqërisë Civile dhe aktorë të komunitetit në mënyrë që shoqëria të reagojë kundër mosndëshkimit të personave të veshur me pushtet. OSFA synon që përmes nismave të saj të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmërisë, duke dëshmuar njëkohësisht se çdo person që shkel ligjin duhet dhe mund të ndëshkohet.
Thirrja
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë fton organizatat jo fitimprurëse, organizata mediatike, gazetarë apo grupime qytetarësh që të aplikojnë për Programin e Granteve të Vogla duke propozuar një nismë që synon të luftojë një rast konkret të pandëshkueshmërisë në komunitetin e tyre.
Aktivitete të sugjeruara në kuadër të luftës kundër pandëshkueshmërisë mund të jenë:
Denoncim dhe ekspozim në publik i shkeljes së ligjit, monitorim i institucioneve publike, hulumtim shkencor dhe gjenerim/analizim i statistikave, kërkesa për informim nga institucionet publike, aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për komunitetin, krijim i grupeve të përbashkëta me aktorë të ndryshëm (aktivistë, organizata jofitimprurëse, pedagogë, gazetarë, jurist, aktorë të tjerë shoqërisë civile) për:
- rastet e shkeljes së ligjit në dëm të mjedisit (psh: djegia apo hedhja e mbetjeve spitalore në kundërshtim me ligjin, hedhja e mbetjeve toksike apo inerteve në rrjedhën e lumenjve, emetim i gazrave helmues në ajër tej normave të lejuara, ekspozim i qytetarëve ndaj një rrezatimi të elektromagetik, prerje e paligjshme e pyejeve, shfrytëzim i shtratit të lumit etj)
- rastet e shkeljes së ligjit në dëm të produkteve ushqimore (psh: tregtimi i ushqimeve të skaduara, përdorimi I paligjshëm I kimikateve, falsifikimi I informacionit mbi vlerat ushqimore të produktit etj)
- rastet e shkeljes së ligjit për shërbimin shëndetësor (psh: mos ofrim i shërbimeve mjekësore të garantuara me ligj në qendrat spitalore publike, mjekim i pakujdesshëm apo mosdhënia e ndihmës së nevojshme nga persona që ngarkohen me ligj, kërkimi i ryshfetit për të ofruar shërbime spitalore që ligjërisht duhet të ofrohen pa pagesë etj)
- rastet e shkeljes së ligjit për arsimin parauniversitar apo arsimin e lartë (psh: detyrimi i studentëve për të zhvilluar kurse me mësuesin e lëndës, kërimi i ryshfetit nga mësuesi apo drejtori i shkollës etj)
- rastet ku shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme hapësirat publike apo pronësia e përbashkët (psh: ambientet e shkollave publike, parqet dhe sheshet publike, plazhet publike etj)
- rastet ku shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme pasuritë publike për qëllime private (psh: shfrytëzimi i paligjshëm i materialeve minerare etj)
- rastet të tjera të shkeljes së ligjit nga persona të veshur me pushtet apo të lidhur me pushtetin (politik, ekonomik apo social).
Shënim:
Projekt propozimi së bashku me dokumentacionin e plotë si dhe një kopje elektronike e projekt propozimit, duhen dorëzuar deri më datë 10 Korrik 2015, ora 17:00 pranë zyrave të Fondacionit ose me e-mail ne adresat e mëposhtme.
Shuma e projektpropozimit duhet të variojnë midis 2000 deri në 7.000 USD
Do të vlerësohen vetëm ato aplikime që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe objektivat e kësaj thirrjeje.
Vetëm aplikantët, projektpropozimi i të cilëve do të rezultojë fitues do të njoftohen.
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni duke klikuar këtu dhe Formatin i buxhetit te projektit duke klikuar këtu.
Listën e dokumentave të kërkuara mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare www.osfa.al apo ta tërhiqni edhe pranë recepsionit të Fondacionit në adresën:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) Rruga "Qemal Stafa", Nr. 120/2 Tel: 04234621; Fax: 04235855, TiranëBashkangjitur këtij njoftimi gjeni materialet e nevojshme.
Për më shumë informacion, mund të na ndiqni në Facebook në adresën:
Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine - Soros
Për pyetje në lidhje me këtë Thirrje, ju lutemi kontaktoni: