Premierë dokumentari “ROMING - no network”
29 April 2015
Tematika:
ROMING një udhëtim ekspozues i një copëze të historisë të një segmenti periferik në shoqërinë shqiptare, atë të ROMëve Shqiptarë.
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka kënaqësinë tju ftojë në premierën e dokumentarit “ROMING - no network”, me regji të Elton Baxhaku dhe Eriona Çami.
Kjo është historia e rrëfyer nga anëtarët e komunitetit Rom mbi të shkuarën dhe bashkëkohësinë. Romi shqiptar si një qënie në përpjekje të vazhdueshme për tu lidhur me botën që e rrethon por që shpeshherë mbetet pa përgjigje, ndaj dhe skaji bëhet bota e tij. Njerëz që kanë qenë gjithmonë aty por pothuajse gjithmonë të padukshëm.
Premiera në dt. 29 Prill, ora 18:00 në Kinema Milenium.
Hyrja e lirë.
English subtitles provided