- Shqip
- English
Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore
Tematika:
Partnerët Shqipëri në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Olof Palme International Center vazhdojnë për të dytin vit radhazi të zbatojnë aktivitete dhe iniciativa për forcimin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore.
Prej dy vitesh, Partnerët Shqipëri po zbaton një iniciativë që synon të rrisë pjesëmarrjen e OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore.
Në prill 2016 Partnerët Shqipëri organizoi disa tryeza diskutimi me rreth 30 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështje prioritare që do të ndikojnë hartimin e programit buxhetor afat-mesëm 2016-2018 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Këto tryeza u pasuan me një seri takimesh konsultuese me përfaqësues të ministrive përkatëse dhe Ministrisë së Financave për të prezantuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të identifikuara.
Duke synuar zhvillimin e aftësive advokuese të OSHC-ve për të qenë të suksesshëm në ndikimin e buxheteve të ministrive për çështjet prioritare të grupeve të tyre të interesit, më 19 dhe 22 korrik 2016 u zhvilluan dy sesione trajnimi në çështje që lidhen me “Programin Buxhetor afat-mesëm 2016-2018” dhe“Guidat Sektoriale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë”. Trajnimet u drejtuan nga Prof. Dr. Arben Malaj.