- Shqip
- English
Ceremonia e ndarjes së çmimeve "RRATHË III"
Në datë 4 Nëntor 2015, ora 18.00 në Qendrën Kulturore “Tulla” u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për prodhimet më të mira ndër 18 video-dokumentarët e Ciklit Televiziv “RRATHË III”, produkt i Konkursit të realizuar nga Fondacioni Soros.
Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve , mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në Shtator të vitit 2014, Fondacion Soros shpalli një konkurs të hapur drejtuar të rinjve për prodhimin e video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit, nga 90 aplikantë u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video-dokumentarëve 18 prej tyre. Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti në një mënyrë e formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë. Programi Televiziv u titullua “Rrathë”.
Partneri Mediatik në këtë nismë ka qenë Fondacioni “Dritan Hoxha”, i cili mundësoi transmetimin e tyre nga Televizoni Top Channel, çdo të shtunë ora 17:00, për shtatë javë rresht, në periudhën Maj-Qershor 2015.
Në ceremoninë e datës 4 Nëntor 2015, u shpallën 5 çmime : 4 çmime të para dhe një çmim special, të vendosura nga një Juri e përbërë nga profesionistë.
Në përfundim të ceremonisë u shfaqën për publikun e pranishëm edhe 5 videot fituese.
Katër çmimet e dhëna nga Fondacioni Soros janë :
ÇMIMI I PARË : “MUNGESE” - Autor : Lorin Terezi
ÇMIMI I DYTË: “Ne” - Autor: Elisa Gjerani
ÇMIMI I TRETË: “Në rrugë” – Autor : Emiljo Leka
ÇMIMI INKURAJUES: “ATA” - Autor: Grupi Rinor i Kamzës
ÇMIMI “Dritan Hoxha" : “Pasqyrë” - Autor: Anis Leka
ÇMIMI I PARË : “MUNGESE” - Autor : Lorin Terezi
ÇMIMI I DYTË: “Ne” - Autor: Elisa Gjerani
ÇMIMI I TRETË: “Në rrugë” – Autor : Emiljo Leka
ÇMIMI INKURAJUES: “ATA” - Autor: Grupi Rinor i Kamzës
ÇMIMI “Dritan Hoxha" : “Pasqyrë” - Autor: Anis Leka