Ceremonia e ndarjes së çmimeve "RRATHË IV"

06 Dhjetor 2017

Tematika: 

datë 6 Dhjetor 2017, në Qendrën Kulturore “Destil Tirana” u organizua ceremonia e ndarjes së cmimeve për prodhimet më të mira ndër 24 video-dokumentarët e Ciklit Televiziv “RRATHE IV”, produkt i Konkursit të realizuar nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë.

Në kuadër të Programit të Medias të Fondacionit, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve, mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në Qershor të vitit 2016, Fondacioni shpalli një konkurs të hapur drejtuar të rinjve  për prodhimin e video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Në përfundim të fazës së parë të konkurimit, nga 90 aplikantë u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video-dokumentarëve 24 prej tyre. Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti në një mënyrë e  formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë.

Partneri Mediatik në këtë Iniciativë ka qenë Fondacioni “Dritan Hoxha”, i cili mundësoi transmetimin e tyre nga Televizoni Top-Channel, cdo të shtunë ora 17:00, për shtatë javë rresht, në periudhën Maj-Qershor 2017.

Në ceremoninë e datës 6 Dhjetor 2017, u shpallën 6 cmime, të cilat u përcaktuan nga një Juri e përbërë nga profesionistë.

Në përfundim të ceremonisë u shfaqën për publikun prezent edhe videot fituese.

Cmimi i Parë               “21 Gusht” – Autor Mirel Gjyzari 

Cmimi i Dytë               “Ëngjëlli i Tunelit” – Autore Yllka Gjollesha

Cmimi i Tretë             “Albanian Squatters” – Autor Tan Kazazi

Cmimi Special              “Esëll” – Autore  Eriola Fiore

Cmimi Inkurajues       “24 Orë” – Autor Brejdon Xhavarra

Cmimi “Dritan Hoxha    “Lërini ato të rriten” -  Autor Lorenc Daja

 

Cmimi i Parë               “21 Gusht” – Autor Mirel Gjyzari 

 

Cmimi i Dytë               “Ëngjëlli i Tunelit” – Autore Yllka Gjollesha

 

Cmimi i Tretë             “Albanian Squatters” – Autor Tan Kazazi

 

Cmimi Special              “Esëll” – Autore  Eriola Fiore

 

Cmimi Inkurajues       “24 Orë” –  Autor Brejdon Xhavarra

 

Cmimi “Dritan Hoxha    “Lërini ato të rriten” -  Autor Lorenc Daja