EU 4 Inclusive Teaching - Programi i trajnimeve në DRAP Korçë

17 Maj 2023

Programi “Trajnimi i Trajnerëve” nga projekti EU 4 Inclusive Teaching ka arritur në një prej momenteve më të rëndësishme të tij! Java e shkuar përmbylli me sukses seancën e dytë të trajnimeve për kohortën e pestë dhe të gjashtë, duke i afruar kështu një hap më pranë certifikimit si Trajnerë të mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca! 

Që prej muajit prill, pjesëmarrësit në trajnim nga DRAP Korçë kanë nisur një rrugëtim për zhvillimin profesional i cili u jep atyre dijet dhe aftësitë e nevojshme për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës në klasat shqiptare. Pjesëmarrësit në trajnim  janë pjesë e një kurrikule të përgatitur posaçërisht për nevojat e trajnimit të mësuesve shqiptarë, me qëllim përmirësimin e praktikave të tyre mësimore dhe fuqizimin e tyre për të krijuar ata vetë një mjedis i cili përkujdeset për nevojat e ndryshme të nxënësve.

Ne jemi veçanërisht krenarë për partneritetin me ekipin e jashtëzakonshëm të trajnerëve ekspertë nga Finlanda të cilët kanë ndërtuar e po zhvillojnë një trajnim të standardeve më të larta. Strategjitë moderne dhe qasjet e përparuara të sjella prej tyre janë një vlerë e shtuar për trajnimin. 

Seminari Përfundimtar i cili po afron për këto kohorta, do të jetë një aktiviteti i veçantë gjatë të cilit pjesëmarrësit do të mund të shfaqin dijet dhe aftësitë e përftuara gjatë trajnimit para komunitetit të mësimdhënies dhe politik-bërësve në arsim. Seminari do të jetë një moment për të kremtuar pjesëmarrësit të cilët do të certifikohen zyrtarisht si Trajnerë për mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në kompetenca, të përgatitur më së miri për t’ia transmetuar ato kolegëve të tyre. 

Qëndroni të sintonizuar për të mësuar më tepër për arritjet e mëtejshme të programit e mësuesve shqiptarë! Së bashku, ne po i japim formë një të ardhmeje e cila i mundëson çdo fëmije të zhvilloje maksimalisht potencialin e vet!