Fillon Transmetimi i “RRATHE III” në Top Channel

04 Prill 2015 deri 16 Maj 2015

Duke filluar nga data 4 Prill 2015, cdo të shtunë, ora 17:00, për shtatë javë rresht,  do të transmetohen në Top Channel  17 video-dokumentarët e konkursit mediatik RRATHË III. Konkursi dhe prodhimi i video-dokumentarëve u realizua përgjatë periudhës Shtator 2014- Janar 2015, nga të rinj profesionistë dhe amatorë të fushës  së gazetarisë dhe videos. Në përfundim të shtatë javëve të transmetimit, do të shpërndahen edhe tre cmime të para nga Fondacioni Soros dhe nje cmim special nga Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha”.