- Shqip
- English
Ftese per pjesemarrje: Raport monitorimi i 12 prioriteteve te KE-së për Shqipërinë
Soros organizon konferencën për shtyp për prezantimin e raportit të monitorimit për zbatimin e planit të veprimit për 12 prioritetet e Komisionit Europian. Në konferencë do të flasin përfaqësues të Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros dhe ekipit të monitorimit, si edhe Shefi i Sektorit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Clive Rumbold.
Monitorimi i zbatimit të këtij plani veprimi të Qeverisë Shqiptare për të adresuar 12 prioritetet është kryer nga një ekip prej 14 ekspertësh dhe monitoruesish të shoqërisë civile dhe mbulon:
Prioriteti 1 dhe 2 – Funksionimi i Parlamentit,
Prioriteti 3 – Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese,
Prioriteti 6 – Administrata Publike,
Prioriteti 7 – Reforma e Gjyqësorit,
Prioriteti 8 – Antikorrupsioni,
Prioriteti 9 – Lufta kundër Krimit të Organizuar,
Prioriteti 10 – E Drejta e Pronës,
Prioriteti 11 – Të Drejtat e Njeriut,
Prioriteti 12 – Të Drejtat e të Ndaluarve.
Në konferencë do të publikohen rezultatet e monitorimit dhe vlerësimi i progresit të Shqipërisë drejt statusit kandidat.
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Adela Halo
Programme Coordinator
EU Integration & Good Governance
Open Society Foundation/Albania
Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tirana, Albania
T: +355 4 22 34 621/ 22 34 223/ 22 35 856
F: +355 4 22 35 855
www.osfa.al