Inagurohet qendra e ndihmës parësore në qytetin e Elbasanit

30 Tetor 2019

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Elbasnit, inaguroi më 16 Tetor, “Qendrën e Ndihmës Ligjore Parësore Falas“ në qytetin e Elbasanit. Kjo qendër i bashkohet rrjetit të katër Klinikave dhe Qendrave të Ligjit OSFA të cilat operojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, duke krijuar një rrjet zinxhir të ofrimit të ndihmës juridike falas në të gjithë rajonet kryesore të vendit.

Në ceremoninë e inagurimit të Qendrës së Ndihmës Ligjore Parësore Falas , ishte e pranishme Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledjan Llatja, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, studentë, juristë dhe përfaqësues të medias lokale.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Z. Dobrushi, e cilësoi një ditë të rëndësishmë për të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe jo vetëm, pasi çelja e qendrës së ndihmës ligjore parësore në këtë qytet do të kthehet në një derë të rëndësishme ndihme për qytetarët, të cilët do të mund të informohen, udhëzohen dhe ndihmohen nga avokatët dhe jursitët e kësaj qendre, duke i dhënë zgjidhje çështjeve të tyre dhe kalavarit për të gjetur drejtësi. “E gjithë kjo ndihmë do të ofrohet falas. Avokatët dhe jurisitët e Qendrës do të jenë aty për të ofruar jo vetëm asistencë por edhe ndihmë konkrete për të garantuar aksesin në drejtësi të qytetarëve të Elbasnit dhe qyteteve të tjera. Ajo që vlen të theksohet sot, është fakti që kjo qendër është çelur në mjediset e Bashkisë së Elbasanit. Ndaj, dua të falenderoj Kryebashkiakun e Elbasnit për gadishmërinë por edhe guximin për ofrimin e mjedisive për Qendrën e Ndihmës Ligjore Parësore, qendër e cila nesër dhe në të ardhmen do të trajtojë dhe adresojë çështje të lidhura me ofrimin e shërbimeve nga kjo bashki“, - u shpreh Z. Dobrushi.

Klinikat dhe Qendrat e Ligjit OSFA janë kthyer në një mundësi zgjidhje për problemet e qytetarëve në qytetet ku po operojnë. Duke ofruar ndihmë ligjore falas, parësore dhe dytësore, avokatë dhe jursitë të angazhuar në këto klinika kanë ofruar ndihmë juridike falas për 2,223 raste.

#OSFA #KlinikaLigjit #MinistriaDrejtesise #NdihmeLigjoreFalas #AksesNeDrejtesi