Konsultimi publik lidhur me Reformën në Drejtësi | Forumi i dytë rajonal Vlorë
25 Qershor 2015
Tematika:
Forumi i dytë rajonal në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe Gjykatën Kushtetuese.
Ky forum u përshëndet nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Sh. T. Z. Nikolas Cannon Obe dhe nga Drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë z. Andi Dobrushi.
Procesi i nisur i konsultimit publik lidhur me reformën në drejtësi i jep mundësi palëve të interesuara, aktorëve të sistemit dhe të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj reforme me rëndësi kombëtare.
Informohuni dhe jepni kontributin tuaj në portalin e reformës në drejtësi www.reformanedrejtesi.al .