- Shqip
- English
Mbështetje për gratë fermere në nevojë të luginës së Valbonës
Tematika:
Ne daten 13 dhe 14 Korrik 2016, ne fshatin Valbone, u organizua takimi me grupin e grave fermere te fshatrave Ragam, Valbone dhe Dragobi. Ne takim moren pjese grate e perfshira ne projekt, koordinatori i projektit, eksperti i keshillimit, lehtesuesi dhe te tjere.
Qellimet e takimit ishin:
- Prezantimi i projektit per grate pjesemarrese ne projekt
- Strukturimi i grupit te grave te projektit
Gjate ketij sesioni u prezantua informacion lidhur me:
- organizaten zbatuese dhe ate financuese te projektit,
- zonen dhe periudhen eimplemantimitte projektit,
- grupin kryesor te grave i tentuar nga projekti,
- qellimin, objektivat dherezultatet e projektit,
- u prezantua kalendari I ativiteteve per cdo muaj deri ne fund te projektit, aktoret dhe nderveprimi midis tyre.
Prezantimi i projektit u pasua nga diskutimet e grave pjesemarese te cilat vleresuan rëndësinë e projektit. Ato u perqendruan mbi nevojat e tyre dhe pritshmëritë ne kuader te projektit qe do te çojnë në aritjen me sukses te objektivave dhe qëndrueshmërinë e projektit. (Bashkelidhur ndodhet materiali i prezantuar)
Klikoni me poshte per te hapur Fletepalosjen "Prodhimi i produkteve te qumeshtit ne ferma"