Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

06 Maj 2016

Fjala e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë z. Andi Dobrushi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Fondacioni e ka vlerësuar si përparësi dhe do ta mbështesë nismën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për organizimin e një shkolle verore të integrimit evropian, e cila do të mundësojë edhe më shumë fuqizimin cilësor të shoqërisë civile në çështjet e integrimit evropian.

Bashkëpunimi me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe hartimi i programit nga profesorë të mirënjohur të Kolegjit të Evropës në Bruzh (College of Europe – Bruge), do të mundësojë ofrimin e një modeli cilësor të shkollës verore për integrimin europian.