Monitorim i Projektit që po zbatohet nga Qendra Psiko-Sociale "Vatra"

20 Maj 2016

Fondacioni prej vitit 2011, po mbështet Qendra Psiko-Sociale "Vatra" e cila ofron shërbime sociale si: strehim të përkohshëm, asistencë ligjore, psikologjike, ndërmjetësim për formim profesional dhe punësim.

Nga projekti gjatë vitit 2014 – 2015 u mbështetën për fuqizimimin social - ekonomik 39 raste viktima të dhunës në familje, nga të cilat 14 prej tyre me aktivitet ekonomik. Të gjitha rastet po gjenerojnë të ardhura për mbulimin e shpenzimeve të jetesës pavarësisht vështirësive të tregut.

Vlen të theksohet se, impakti më i madh është dhënë tek rastet e mbështetura me bagëti, si rasti të cilit ju dhurua lopa ashtu si edhe rasti i cili përfitoi viçin femër të dhuruar pas lindjes së lopës mbartësë të blerë në kuadër të projektit kanë të ardhura me të mëdha krahasuar me rastet e tjera.