Organizohet trajnim për rritjen e njohurive të shoqërisë civile mbi Programin Buxhetor Afatmesëm

19 Dhjetor 2017 deri 20 Dhjetor 2017

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë, Europartners Develoment  synon të rrisë angazhimin e shoqërisë civile në drejtim të përmirësimit së transparencës së buxhetit dhe debatit qytetar në vendmarrjen e buxhetit publik në nivelin qendror. Duke ndikuar në rritjen e presionit nga shoqëria civile ndaj administratës qendrore lidhur me orientimin e fondeve në përputhje me angazhimet strategjike të planifikuara nga Qeveria në dokumentat strategjike, do të orientohen fondet aty ku nevojat janë më të mëdha. 

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, Europartners organizoi një trajnim dy ditor në 19-20 Dhjetor  2017 me përfaqësuesit e organizatave të shoqërise civile. Qëllimi i trajnimit ishtë dhënia e njohurime më specifike mbi Programin Afatmesëm Buxhetor (PBA), si dhe procesin e hartimit të tij dhe përmbajtjen e programeve specifike të PBA.

Trajnimi u orientua drejt shpjegimit të përgjithshëm të procesit të menaxhimeve publike, si dhe në përputhje me fokusin e analizave të shoqërisë civile mbi programet respektive të PBA në sektorët, apo fushat që lidhen kryesisht me rininë, dhe më specifikisht me financimin e Planit Kombëtar për Rininë 2014 – 2020, arsimin, shërbimet sociale më fokus mbështetjen e grupeve vunerabile. Të pranishmit morrën gjithashtu njohuri mbi financimin e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjyptian 2015 -2020 si dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizua. Organizatave të shoqërisë civile ju ofruan informacione më specifike lidhur me programet e PBA-se që janë të ndërlidhura dhe mbështesin realizimin e politikave të parashikuara në këto plane kombëtare.  

Në sesionin e trajnimit të datës 20 Dhjetor 2017 ishte i ftuar dhe Z.Gentian Opre, Drejtor, Drejtor i Analizës dhe Programit Buxhetor në Ministrinë e Financave.

Pas marrjes së njohurive mbi programet specifike të PBA të përzgjedhura nga organizatat e shoqërisë civile, projekti do të vijojë me asistencën që do ti ofrohet organizatave për të realizuar analizat mbi mbështetjen e programeve të mësipërme me financime në kuadër te PBA 2019-2021. Këto analiza do të jenë edhe baza e diskutimeve mes organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të ministrive përkatëse gjatë fazës së hartimit të PBA-se në periudhen Prill-Qershor 2018.

Për më shumë rreth seminarit mund të vizitoni axhendën, prezantimin për ‘Menaxhimin e shpenzimeve publike’, prezantimin për ‘Analizën e programeve buxhetore për sektorët e kulturës, dhe arsimit dita 1’, prezantimi për ‘Analiza e programeve buxhetore për sektorët e shëndetësisë, dhe mbrojtjes sociale dita 2’, dhe dokumentin e PBA-së 2018-2020.