Panair i produkteve të fermave blegtorale

14 Tetor 2016

Në kuadër te zbatimit të projektit “Mbështetje për gratë fermere në nevojë të luginës së Valbonës” nga Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”\Heifer Albania në datën 14 tetor 2016 është zhvilluar trajnimi me temë: “Përgatitja e djathërave të llojeve të ndryshme dhe nënprodukteve të tjera të qumështit”.

Në këtë trajnim u shpërndanë edhe fletëpalosjet e realizuara në kuadër të projektit.

Në datën 15 tetor 2016 në Valbonë, Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural”\Heifer Albania, organizoi “Panairin e produkteve të fermave blegtorale”. Ky aktivitet u realizua me pjesëmarrjen e të gjitha grave përfituese të projektit të cilat reklamuan produktet e tyre. Në çeljen e panairit ishin të pranishëm banorë të zonës si edhe të ftuar të cilët patën mundësinë të provonin produktet e përgatitura nga gratë fermere.

Gjatë fjalëve përshëndetëse të drejtorit ekzekutiv të Fondacionit z. Andi Dobrushi si edhe përfaqësuesve të institucioneve vendore u theksua rëndësia që kanë këto projekte jo vetëm për gratë përfituese dhe fuqizimin ekonomik të tyre por edhe për zhvillimin e zonës në tërësi.