Pandëshkueshmëria në veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik

03 Qershor 2015

Qendra Res Publica, ka prezantuar në datën 3 qershor 2015  rezultatet dhe rekomandimet e studimit me temë:

“Pandëshkueshmëria në veprimtarine e Komisionit te Prokurimit Publik”

Ky studim u përgatit nga Qendra “Res Publica”, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të konceptit: “Sfimi i kulturës së pandëshkueshmërisë”. Studimi bazohet në të dhëna të mbledhura mbi vendimmarrjen e periudhës Prill 2014 deri Tetor 2014. Vlerësimi përfshin një analizë të kuadrit ligjor, të dhënave dhe informacioneve të tjera, të mbledhura kryesisht nga vendimmarrja e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe të dhënave të publikuara në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është organi administrativ më i lartë që shqyrton ankesat administrative të operatorëve ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik. Përpara se çështjet të dërgohen për shqyrtim në këtë komision, ankesat paraqiten tek vetë autoritetet kontraktore. Vendimmarrja e KPP-së është administrativisht përfundimtare. Palët e interesuara mund të kundërshtojnë vendimet e KPP-së në Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Një nga kompetencat e rëndësishme të KPP-së është konstatimi i shkeljeve të zyrtarëve që punojnë me prokurimet publikë, duke qenë një prej autoriteteve bazë prej nga nis zinxhiri i ndëshkimit të personave përgjegjës apo edhe ndjekjet penale ndaj tyre.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është pikërisht vlerësimi i efektivitetit dhe integritetit të sistemit ndëshkues dhe dhënia e rekomandimeve konkrete. Ky studim është i pari i këtij lloji dhe pritet të shoqërohet me të tjerë në të ardhmen për të matur ecurinë e përmirësimit të ligjit dhe zbatimin e tij.

Për të lexuar studimin e plotë lutemi klikoni këtu.