- Shqip
- English
Përfundon projekti ‘Sfidimi i pengesave për pranimin në BE të Shqipërisë, nëpërmjet monitorimit cilësor, hulumtimeve dhe aktivizmit’
Tematika:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra për Shqipërinë, themeluan në vitin 2015 Forumin e Politikave të Integrimit / EU Policy Hub (EUPH), i cili angazhon profesionistë të rinj që kontribuojnë në krijimin e sinergjive për integrimin e vendit në BE, nëpërmjet promovimi, monitorimit dhe ndikimit në ecurinë e procesit të integrimit evropian. Përgjatë vitit 2017 EUPH zbatoi projektin ‘Sfidimi i pengesave për pranimin në BE të Shqipërisë, nëpërmjet monitorimit cilësor, hulumtimeve dhe aktivizmit’. EUPH punoi përgjatë 2017 duke realizuar mbi 60 aktivitete në katër fushat e mëposhtme:
- Ndërgjegjësim – Informimi i publikut, ngritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht me të rinjtë.
- Monitorim – Monitorimi i zbatimit të politikave publike bazuar në nevojat dhe sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
- Angazhim – Ushtrimin e ndikimit pozitiv në ecurinë e procesit të integrimit duke nxitur debatin publik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
- Partneritet – Rrjetëzim me organizatat dhe ekspertët nga vendi dhe rajoni që ndajnë vlera dhe objektiva të përbashkëta evropiane.
EUPH përgjatë 2017 arriti të realizonte:
- Organizimin e 20 forumeve debatit në 20 qytete për prezantimin e ‘Manualit për Qytetarët’ jashtë Tiranës me pjesmarrjen e 558 të rinjve duke mundësuar diskutime të hapura mbi çështjet e integrimit, në bashkëpunim me organizatat vendore dhe njësitë e qeverisjes vendore.
- ‘Integration Talks’ mundësoi organizimin e mbi 10 konferencave dhe ndërveprimit midis anëtarëve të shoqërisë civile, politik-bërësve dhe akademikëve në mënyrë që të krijohet një hapësire dialogu mbi çështjet e integrimit evropian.
- Monitorimi nga afër i procesit të integrimit në BE dhe institucionet e përfshira në të, duke u përqendruar në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet institucioneve dhe dokumenteve dhe aktet ligjore. Mbi 13 analizat dhe dokumente politikash u përgatitën në 2017.
- ‘Atelier Europe – Tirana’ synoi të rrisë promovimin e vlerave themelore europiane në Shqipëri, në funksion të procesit të integrimit të vendit në BE. Kjo mundësoi organizimin e 8 ngjarjeve të ndryshme shoqëroro-kulturore, ekspozita arti dhe shfaqjen e filmave dokumentarët të cilat kanë në vëmendje vlerat europiane.
- Galeria ‘Unë dhe Europa’ u organizua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar 7-16 Dhjetor 2018 si një formë e shprehjes alternative dhe komunikimit estetik të procesit të integrimit europian me qytetarët, nëpërmjet fotografive, videove, instalimeve dhe organizimit të debateve të synuara me grupe të caktuara.
- Angazhimin e anëtarëve të rinj dhe investimi i vazhduar në rritjen e kapaciteteve të EUPH nëpërmjet trajnimeve nga organizata europiane dhe expertë të njohur;
Për të parë më në detaje aktivitetet e realizuar të EUPH përgjatë 2017 mund të konsultoni raportin vjetor në këtë link. Për të ndjekur më shumë aktivitetet e EUPH mund të ndiqni faqen e Internetit, faqen në Facebook, kanalin në Youtube dhe faqen në Academia.edu.