Përurimi i tregut publik Shkozë

15 Maj 2019

Tematika: 

Varfëria është një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e një pjese të konsiderueshme të komunitetit rom dhe egjiptian. Prej vitesh, donatorë të ndryshëm kanë investuar në fushata ndërgjegjësimi, trajnime dhe ofrim shërbimesh, por pa sjellë  ndryshimin e dëshiruar. 
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është përqëndruar në dy prej çështjeve më kryesore që ndikojnë në përfshirjen e romëve në shoqëri – strehimi dhe situata ekonomike. 
Një strehë dhe situatë ekonomike dinjitoze e bën familjen të qëndrueshme, të pavarur nga skemat e ndihmës sociale, duke rritur mirëqenien dhe lirinë. 
Përurimi i tregun publik, Shkozë, është një investim i kryer në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Investimi synon, që përmes aktivitetit tregëtar, në një hapësirë publike e cila nuk ekzistonte më parë, të krijojë më shumë mundësi ekonomike për 103 familje rome dhe egjiptiane. Ky treg i ri mundëson edhe formalizimin e këtij aktiviteti ekonomik duke kontribuar në buxhetin publik. Dalja nga varfëria e këtyre familjeve, ndihmon njëherazi komunitetin rom dhe egjiptian sikurse dhe vetë shoqërinë tonë. 
Besojmë se ky shembull pozitiv do të frymëzojë bashki të tjera si dhe programet e nxitjes së punësimit.

Përurimi i tregut publik Shkozë

Përurimi i tregut publik Shkozë