Prezantim Studimi “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”

01 Dhjetor 2017

Studimi mbi evoluimin e organizatave kriminale analizon në mënyrë empirike trendin e krimit të organizuar në Shqipëri. Gjithashtu për herë të parë ky studim rreket të paraqesë një hartë të grupeve kriminale të cilët janë ende aktivë. Gjetjet e këtij studimi janë mbështetur në 84 intervista me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatës së krimeve të rënda dhe rretheve gjyqësore, avokatë penalistë, ekspertë të policisë, gazetarë investigativë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Janë analizuar gjithashtu 71 vendime të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të dhëna të tjera dytësore për 50 struktura të organizuara kriminale që kanë vepruar në Shqipëri gjatë periudhës 1990-2015.

Studimi i dytë fokusohet në rolin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Për këtë studim janë analizuar 225 vendime të gjykatave të krimeve të rënda dhe të Gjykatës së Lartë, për periudhën 2005-2015, dhe janë realizuar 10 intervista me ekspertë të fushës, kryesisht avokatë dhe gjyqtarë.

Në të dy studimet, krahas gjetjeve, janë propozuar rekomandime në lidhje me një goditje më cilësore ndaj krimit të organizuar dhe përmirësimit të legjislacionit penal. 

Studimet e plota: