Prezantohen gjetjet e raportit te monitorimit “Vlerësimi i standarve etike të mbulimit të grupeve vulnerabël në median shqiptare”

01 Prill 2015

Në datën 1 Prill 2015, në ambientet e Institutit Shqiptar të Medias, u prezantuan gjetjet e Raportit të Monitorimit “VLERËSIMI I STANDARTEVE ETIKE TË MBULIMIT TË GRUPEVE VULNERABËL NË MEDIAN SHQIPTARE”, në bazë të një vrojtimi të Medias së shkruar dhe asaj audiovizuale për një periudhë kohore 3 mujore, realizuar nga Insituti Shqiptar i Medias, financuar nga Fondacioni Soros.  Në tryezën e Prezantimit pati pjesmarrje të gjerë dhe diskutime të shumta mbi gjetjet nga shumë përfaqësues të Medias shqiptare. 

Në këtë tryeze u prezantua edhe “Udhëzuesi i etikës profesionale për gazetarët që mbulojne grupet e margjinalizuara”, udhëzues i përditësuar dhe i pasuruar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Raportin e Plotë të Monitorimit mund ta shkarkoni duke klikuar këtu dhe Udhëzuesin e përditësuar duke klikuar këtu.