Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor – Aktiviteti përmbyllës në Beograd

08 Qershor 2022

Të martën më 8 qershor 2022, Qendra për Politikat Arsimore (CEP) në Serbi, mirëpriti aktivitetin përmbyllës të Programit Rajonal të Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor (#RYLMP) në Beograd në hapësirën e Impact Hub. #RYLMP është bashkë-projektuar nga Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), Shqipëri, së bashku me Qendra për Politika Arsimore, Serbi, dhe është financuar bashkërisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri dhe Serbi. Programi përfshin zhvillimin e kapaciteteve, mentorimin dhe programin e lëvizshmërisë për hulumtim, të cilat synojnë jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë, por gjithashtu të inkurajojnë të rinjtë të hulumtojnë dhe të bashkë-prodhojnë zgjidhje në fushat të cilat përbëjnë njëkohësisht prioritete kombëtare dhe rajonale, duke u bërë kështu pjesëmarrës aktivë në proceset e vendimmarrjes. 8 të rinj e të reja nga Shqipëria dhe Serbia, të zgjedhur përmes një thirrjeje të hapur në dhjetor të 2021-it, përfunduan programin e rritjes së kapaciteteve, mentorimit dhe lëvizshmërisë mes shkurtit dhe majit të vitit 2022, në Tiranë dhe në Beograd. Ata prezantuan përfundimet e hulumtimeve të tyre dhe planeve të veprimit për advokimin në aktivitetin përmbyllës.

Përfaqësues nga Fondacioni Shoqëria e Hapur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht nga Serbia, u mblodhën në aktivitetin përmbyllës dhe vunë në pah rëndësinë e programit në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe lidershipin rinor. Për më tepër, palë të interesuara nga Delegacionet e BE-së në Serbi, Zyra e Degës Lokale të RYCO-s dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut, morën gjithashtu pjesë në aktivitet.

“Të rinjtë janë të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe këta 8 hulumtues të rinj janë tashmë një model dhe dëshmi e suksesi e këtij programi dhe mund të motivojnë të rinj të tjerë për të marrë pjesë në programe lëvizshmërie në rajon dhe në këtë mënyrë të forcojnë më tej bashkëpunimin rajonal”- tha Miodrag Milosavljević, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur në Serbi.

Dritan Nelaj, Menaxher Programesh tek Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri, i mëshoi rëndësisë së ndërlidhjes mes njerëzve si pjesë e ndërlidhjes së rajonit dhe nevojës për të kaluar nga një projekt pilot në një program që ofron mundësi të rregullta për lëvizshmërinë e të rinjve. Është e rëndësishme gjithashtu të marrim parasysh se çfarë është në vetvete bashkëpunimi rajonal dhe gjithashtu se si ndikon në jetën e të rinjve – shtoi ai.

Irena Radinović, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë, theksoi kontributin e Programit Erasmus+ në lëvizshmërinë e të rinjve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe gjithashtu nismat e reja që kanë ndikim tek rinia dhe që financohen nga BE-ja.

Blerjana Bino, Drejtore Ekzekutive e SCiDEV, vuri në dukje disa sfida në zbatimin e #RYLMP dhe arritjeve në terma të ndikimit që ka pasur tek grupi i parë: procesi i rritjes, shkëmbimit kulturor dhe mbështetjes mes tyre.

Ivana Cenerić and Zaklina Veselinovic (Qendra për Politika Arsimore) treguan disa nga veçoritë e programit që vë një tull të re në urën e bashkëpunimit rajonal:

  • ndërtimi i kapaciteteve për mundësitë e të rinjve përmes e-learning
  • mentorim i dedikuar për të kryer hulumtim dhe zhvilluar veprime advokimi të bazuara në informacione dhe të dhëna
  • një muaj lëvizshmëri në Tiranë dhe në Beograd
  • mundësimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile, median, akademinë dhe aktorë të politkbërjes
  • shkëmbim kulturor

 

Të gjithë të rinjtë hulumtues: Andrijana Lazarević, Djego Abedinaj, Endrita Shehu, Ljiljana Kolarski, Marime Gjoka, Mila Vuković, Xhensila Mirashi, Xhesi Ndoka prezantuan përfundimet e hulumtimeve të tyre duke përfshirë metodologjitë dhe rekomandimet, gjithashtu edhe planet e advokimit.

Një Përmbledhje e Hulumtimeve nga hulumtuesit e rinj të #RYLMP mund të gjendet këtu. Agenda përfundimtare e aktivitetit. Për më shumë informacion mbi projektin mund të vizitoni prezantimin e tij këtu ose të kontaktoni në info@osfa.al