Publikohet raporti i parë i koalicionit të vëzhguesve vendorë 2011

30 Qershor 2014

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 (KVV 2011), si një bashkim organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike, të cilat kanë në themel të aktivitetit të tyre ndërtimin e demokracisë në Shqipëri e, në veçanti vëzhgimin e proceseve zgjedhore, duke vlerësuar se vëzhgimi i procesit zgjedhor prej organizatave jo-politike është një garanci më shumë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme; në vazhdimësi të monitorimit të proceseve elektorale prej 2003, është sërish prezent në vëzhgimin e Zgjedhjeve Vendore të 8 Majit 2011, madje ka adoptuar nje metodologji të re, bazuar kryesisht në vëzhgimin me grupe të lëvizshme për rritjen e mëtejshme të cilësisë në punën e tij, nëpërmjet një vëzhgimi sa më cilësor dhe formësimin e një trupe profesionale vëzhguesish.
Koalicioni, i drejtuar nga tri organizata kryesore: Shoqata për Kulturë Demokratike/ KRIIK Albania dhe Qendra e Kombinatit për Gratë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me 15 organizata lokale, Qendra për të Drejtat e Njeriut në Demokraci / Qendra Rinore Vlorë / Shoqata për Kulturë Demokratike – Elbasan / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Durrës / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Korçë / Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare – Elbasan / Rinia në Sipërmarrje të Lirë – Kukës / Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Rurale dhe Urbane – Berat / Shoqata “Une Gruaja” – Pogradec / Qendra Kulturore Mediatike Antigonea – Gjirokastër / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Malësi e Madhe / Qendra Rinore “Epoka e Re” – Fier / Qendra Rinore “Trokitje” – Shkodër / Këshilli Rinor Sarandë / Rrjeti Demokratik i Gruas Shqipëri si dhe me bashkëpunimin e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, si partneri ekspert në trainimin e vëzhguesve, do të vëzhgojë të gjitha fazat e përgatitjes, zhvillimit dhe përfundimit të këtij procesi zgjedhor duke prekur të 383 njësitë vendore në ditën e votimit dhe duke ofruar raportim on-line minutë pas minute, me synim jo vetëm të pasqyrimit të ecurisë së procesit, por edhe për të dhënë të gjithë kontributin e mundshëm për përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Misionin e tij Koalicioni do ta realizojë nëpërmjet 900 vëzhguesve afatshkurtër e 150 vëzhguesve afatgjatë, të cilët do të përmbushin përgjegjësitë e marra përsipër në përputhje me parimet e paanësisë dhe pavarësisë politike, objektivitetit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë qytetare, të shprehura këto në Kodin e Etikës dhe atë Profesional për Vëzhguesin Vendor të hartuar prej këtij Koalicioni.
Raporti i parë përmbledh të gjithë situatën parazgjedhore prej datës 6 Shtator 2010 të dekretimit të Zgjedhjeve Vendore deri më datën 5 Prill 2011.

Për të lexuar të plotë raportin kliko këtu.