Reforma në Drejtësi | Sfida e të sotmes, garanci e së ardhmes

08 Qershor 2015

Në datën 8 qershor 2015, Komisioni i Posacëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë së bashku me të gjithë grupin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtar të angazhuar në varësi të tij prezantuan publikisht Dokumentin Analitik për Situatën në Sistemin e Drejtësisë. Aktiviteti u realizua në Pallatin e Kongreseve dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë trupës diplomatike, të projekteve ndërkombëtare që punojnë në fushën e drejtësisë, të drejtuesve më të lartë të institucioneve shtetërore, aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile si dhe medias. Ky aktivitet kurorëzoi një proces të gjatë analizues lidhur me problematikën që shfaq sot sistemi ynë i drejtësisë si dhe sfidave që reforma e drejtësisë duhet të adresojë në të ardhmen. 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros është një ndër partnerët kryesorë së bashku me Delegacionin e Komisionit Europian -Misionin Euralius, Prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe OPDAT-in që mbështet profesionalisht reformën në sistemin e drejtësisë, por njëkohësisht dhe financiarisht punën e strukturave të ngritura nën varësinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar. 

Dokumenti analitik mbi situatën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është hartuar nga një katedër e gjerë ekspertësh vendas dhe ndërkombëtar me një përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë. Angazhimi i tyre por dhe i angjencive ndërkombëtare është një garanci më shumë që reforma e nisur në sistemin e drejtësisë do të jetë e suksesshme. 

Për të lexuar fjalën përshëndetëse të Drejtorit ekzekutiv të Fondacionit, z. Andi Dobrushi klikoni këtu.