- Shqip
- English
Rigjallërimi i kulturës së debatit (operacional)
Tematika:
Ky projekt u zbatua nga OSFA për dy vite rradhazi, 2012 dhe 2013 dhe kishte për qëllim kryesor promovimin e kulturës së debatit dhe mendimit kritik në Shqipëri tek të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentët. Gjithashtu, ky projekt synoi të nxisë tolerancën për mendimet e ndryshme dhe bashkëpunimin midis të rinjve, duke shërbyer për të dhënë një kontribut në edukimin e qytetarit të ardhshëm.
Formatet e debatit u përzgjodhën me kujdes, që të ishin sa me afër moshës së të rinjve dhe të ofronin sa më shumë dinamizëm dhe përfshirje. 650 të rinj të moshave 16-24 vjeç u përfshinë nga qytetet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Korçësdhe Gjirokastrës.
Debatet për nxënësit e shkollave të mesme u zhvilluan në tre nivele, në nivel shkolle, qyteti dhe kombëtar, kurse debatet për studentët u zhvilluan në dy nivel, në nivel universiteti dhe në nivel kombëtar.
Debatet për nxënësit e shkollave të mesme u zhvillua në tre nivele, në nivel shkolle, qyteti dhe kombëtar, kurse debatet për studentët u zhvilluan në dy nivele, në nivel universiteti dhe në nivel kombëtar.
Formati i debatit në të cilin debatuan nxënësit e shkollave të mesme, u mbështet tek “Debate in the Neighborhood” dhe formati i debatit në të cilin debatuan studentët ishte “British Parliamentary Debate”. Te dyja formatet u debatuan në gjuhën shqipe.
Gjatë 2012 fituese në turin kombëtar të debatit për shkollat e mesme u shpall shkolla “Naim Frashëri” në Durrës dhe gjatë 2013 fituese u shpall shkola “Andon Z. Çajupi” Tiranë.
Gjatë 2012 fitues nënë turin kombëtar të debatit për universitetet doli skuadra e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” dhe gjatë 2013 fituese u shpall skuadra e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.