- Shqip
- English
Seminar orientues në kuadër të projektit ‘Rritja e presionit civil mbi hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2019 – 2021 dhe Buxhetit vjetor 2019’
Tematika:
Me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë, Europartners synon të rrisë angazhimin e shoqërisë civile në drejtim të përmirësimit së transparencës së buxhetit dhe debatit qytetar në vendmarrjen e buxhetit publik në nivelin qendror. Duke ndikuar në rritjen e presionit nga ana e shoqërisë civile ndaj administratës qendrore lidhur me orientimin e fondeve në përputhje më angazhimet strategjike të planifikuara nga Qeveria në dokumentat strategjike dhe do të orientohen fondet aty ku nevojat janë më të mëdha.
Objektivat speficike të projektit janë:
- Rritja e transparencës në proçesin e hartimit dhe zbatimit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) dhe Buxhetit Vjetor.
- Përmirësimi i orientimit të fondeve buxhetore nëpërmjet sigurimit të diskutimit të hapur publik të niveleve të financimit dhe orientimit të buxhetit.
Në kuadër të këtij projekti, Europartners organizoi seminarin orientues në 15 Nëntor 2017 me përfaqësuesit e organizatave të shoqërise civile. Ata u informuan mbi procesin e hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA), duke iu shpjeguar mënyrat se si duhet të hartohet dokumenti i PBA-së.
Një fokus i veçantë iu vu shpjegimeve lidhur me mënyrat se si do të duhet të ndërlidhet kuadri strategjik me kuadrin buxhetor. Temat e diskutuara gjatë këtij seminari ishin:
- ‘Rritja e presionit civil mbi hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2019 – 2021 dhe Buxhetit vjetor 2019’, prezantuar nga Znj.Jolanda Trebicka – drejtuese e projektit;
- ‘Transparenca dhe shoqëria Civile në Buxhetin Vendor, prezantuar nga Z.Fran Brahimi, Drejtor, Drejtoria e Financave Vendore, Ministria e Financave;
- ‘Përfshirja e shoqërisë civile në PBA në nivel qendror’, prezantuar nga Z.Gentian Opre, Drejtor, Drejtoria e Analizës dhe Programit Buxhetor, Ministria e Financave;
- ‘Për një buxhet gjithëpërfshirës dhe transparent’, prezantuar nga Znj.Blerina Xhani, eksperte e pavarur;
Nga pjesëmarrësit u ra dakort që fokusi i analizave të shoqërisë civile mbi programet respektive të Programit Buxhetor Afatmesëm do të orientohet drejt sektorëve, apo fushave që lidhen kryesisht me rininë, dhe me specifikisht financimin e Planit Kombëtar për Rininë 2014 – 2020, arsimin, shërbimet sociale më fokus mbështetjen e grupeve vunerabile, dhe financimin e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjyptian 2015 -2020 si dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar.
Në këtë seminar morrën pjesë 25 përfaqësues të organizatave të ndryshme. Për më shumë inforamcion mbi këtë projekt dhe për tu përfshirë organizatat e shoqërisë civile ftohen të kontaktojnë në adresën e emailit ina.beqo@europartners.al dhe për të na ndjekur në Faqen e Facebookut.
Për më shumë rreth seminarit mund të konsultoni axhendën dhe prezantimet.