- Shqip
- English
Shpërndarja e mjeteve të përpunimit të qumështit | Valbonë
15 Korrik 2016
Tematika:
Ne daten 15 Korrik 2016, u organizua shperndarja per grate e perfshira ne projekt e mjeteve të përpunimit të qumështit te tilla si ene pasterizimi dhe përpunimi te qumeshtit, format e djathit, kova inoksi per mjelje.
Ne takim ishin te pranishme 15 grate fermere, familjare te tyre, koordinatori i projektit, specialisti i keshillimit dhe perfaqesues nga fshati Valbone.
Koordinatori i projektit, z. R. Hoxha organizoi te gjithe aktivitetin ne bashkepunim me drejtuesen e grupit te grave. Specialisti i keshillimit A. Mehmetaj i keshilloi/udhezoi grate fermere mbi funksionimin, praktikat e perdorimit te pajisjeve dhe rendesine e tyre ne zinxhirin e prodhimit te produkte blegtorale te sigurta dhe cilesore.