Tryezë e Rrumbullakët “Aksesueshmëria e Personave me Aftësi të Kufizuar në Tiranë”

20 Janar 2014

Tematika: 

Shoqata Megaphone, në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Harta e Aksesit të Tiranës”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, më datë 20.01.2014 zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë “Aksesueshmëria e Personave me Aftësëi të Kufizuara në Tiranë”. Në këtë tryezë ishin të pranishme e Zj. Kospiri, Zëvendës Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Zj. Malaj, Zëvendës Ministre e Arsimit dhe Sporteve, si edhe drejtues të organizatave që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Pas fjalës së mirëseardhjes dhe prezantimit të projektit nga Z. Taulant Mërkuri-Drejtori i Projektit, tryezën e përshëndeti Zj. Kospiri e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së projektit në fjalë dhe mbështetjen e institucionit që përfaqëson, për të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të situatës. Në këtë kuadër Zj. Kospiri konfirmoi nismën e fundit të Qeverisë dhe ngritjen e grupit të punës (me shumë aktorë, përfshi edhe studentë) për heqjen e barrierave ekzistuese dhe ndalimin kategorik të krijimit të barrierave të reja në mjedis.
Më tej tryeza u përshëndet nga Zj. Malaj dhe zj. Cami (Drejtore e ADRF, , me një aktivitet shumë të gjerë në mbrojtje të PAK që para vitit 2000) të cilat përgëzuan nismën e marrë në këtë drejtim dhe sugjeruan që të ndërmerrej advokimi dhe ndërgjegjësimi për të gjitha institucionet duke i bërë ato më të përgjegjëshme dhe për të kthyer qyetetet tona të përshtatëshme për të gjithë.

Prezantimi i modelit të hartës, informacionit të përfshirë në të dhe përdorimi i hartës në internet u realizua nga z. Mërkuri dhe stafi i Megaphone. Po ashtu për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, Megaphone ka prodhuar rreth 2000 kopje te hartës të cilat do të vihen në shërbim të disa prej operatorëve më frekuentim më të lartë si aeroport, agjenci të ndryshme turistike, organizata në mbrojtje të PAK, universitete, etj.
2014-02-03 00:00:00 Europe/Tirane