Tryezë e rrumbullakët mbi disa sugjerime të “Forumit Civil 2010” për një mbarëvajtje qytetare dhe të kulturuar të procesit zgjedhor të 8 Majit 2011

06 Prill 2011

Fondacioni “Moisiu” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros në datën 6 Prill 2011 organizoi në Tiranë një tryezë të rrumbullakët mbi disa sugjerime të “Forumit Civil 2010” për një mbarëvatje qytetare dhe të kulturuar të procesit zgjedhor të 8 Majit 2011. Ky aktivitet u krye në kuadër të projektit “Për një europianizim të politikës së re shqiptare”. Në takim morën pjesë anëtarët e “Forumit Civil 2010”, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Zoti Eugen Wollfarth dhe ambasadori Hollandez, Zoti Henk G.C.Van den Dool, ambasadorja Britanike, zonja Fiona Mcllwham. Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e një fushate zgjedhore qytetare, ruajtjen e standarteve demokratike dhe gjuhën civile gjatë saj, si dhe përmbajtja ndaj kërkesave etike që implikon Kushtetuta dhe ligji. Në këtë kuadër u dhanë mendime për përcaktimin e kritereve të përdorimit dhe transparencës së burimeve financiare gjatë fushatës elektorale, kontrollin e burimeve financiare dhe të praktikave të mbledhjes së fondeve gjatë fushatës zgjedhore, deklarimi i pasurisë, i aseteve dhe interesave të kandidatëve para dhe pas zgjedhjeve, monitorimit të finacimit politik prej medias si dhe për parimet etike bazë gjatë procesit zgjedhor, por dhe pas tij.

Ky takim u iniciua nga z.Alfred Moisiu i cili foli për mentalitetin e politikës shqiptare, rolin e shoqërisë civile dhe të medias në situatën e krijuar, krijimin e një klime më të përshtatshme të mirëbesimit midis forcave politike, si dhe rolin e "Forumit Civil 2010“ në zbutjen e klimës së zhvillimeve politike dhe forcimin e demokracisë në vendin tonë.

Fjala e z.Moisiu u vijua më pas nga z.Ilirjan Celibashi, i cili nënvizoi disa aspekte të zgjedhjeve në Shqipëri, nevojën e përmbushjes së standarteve dhe rekomandimeve për zhvillimin e tyre në përputhje me ligjet zgjedhore, si dhe elementët që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe vlerësimin e procesit zgjedhor. Një pjesë e diskutimi të tij u fokusua mbi gjetjen e konsesusit prej kohësh për një reforme zgjedhore të përbashkët si dhe domosdoshmërinë që partitë politike, kandidatët dhe subjektet zgjedhore të kenë një vullnet të shtuar për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas standarteve. Transparenca e përdorimit të fondeve, shfrytëzimi i sistemit bankar si dhe bërja publike e bilancit të shpenzimeve elektorale u theksua nga z.Ilir Dhima.

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, z.Eugen Wollfarth në fjalën e tij e vuri theksin në rëndësinë e procesit të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 8 Majit, i cili duhet të jetë i drejtë dhe transparent në mënyrë që të evitohet rinumërimi. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për zbatimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor për sigurimin e mbarëvatjes së procedimit të votimit.

Më tej diskutimi vazhdoi në lidhje me sigurimin e institucioneve të pavarura për monitorimin e procesit, shmagjen e konflikteve zgjedhore që do të acaronin klimën politike në vend, roli i ndërkombëtarëve për të ndryshuar gjendjen, posedimi i kanaleve mediatike nga politika, nevoja për shfrytëzimin e kanaleve të tjera të komunikimit për zbatimin dhe forcimin e rekomandimeve që ofrohen.

Roundtable on some suggestions of "Civil Forum 2010“for a civic and cultured thrift of the electoral process on May 8th 2011

"Moisiu" Foundation with the support of the Open Society Foundation for Albania, Soros on 5 April 2011 in Tirana organized a round table on some suggestions of "Civil Forum 2010" for a civic and cultured thrift of the electoral process on 8 of May 2011. This activity was conducted in the framework of the project "For the Europeanization of the new Albanian policy”. The meeting was attended by members of the "Civil Forum 2010", distinguished Ambassadors such as the OSCE Ambassador to Albania, Mr. Eugen Wollfarth, Dutch Ambassador, Mr. Henk GC Van den Dool, British ambassador, Ms Fiona Mcllwham. The meeting discussed the development of a civic election campaign, the preservation of democratic standards and the civil language during it, also the content to the ethical requirements that implicates the Constitution and law. In this context, were given opinions on the criteria of use and transparency of financial resources during electoral campaigns, control of financial resources and fund raising practices during the election campaign, the declaration of assets, the assets and interests of candidates before and after elections and monitoring of political financing from media as well as basic ethical principles during and after the election process.

This meeting was initiated by Mr. Alfred Moisiu who spoke about the mentality of the Albanian politics, the role of civil society and media in the current situation, creating a suitable climate of trust among political forces, and the role of the "Civil Forum 2010" in mitigating the climate of political developments and the strengthening of democracy in our country.

The speech of Mr. Moisiu was followed later by Mr. Ilirjan Celibashi, who spoke on elections in Albania, meeting the standards and recommendations for their development in accordance with election laws, as well as elements relating to the review and assessment of the electoral process. Part of his discussion was focused on finding wide consensus for a joint electoral reform and the necessity for political parties, electoral subjects to expose willingness, to ensure a smooth running of the electoral process. The enforcement of transparency in the use of political funds during the election process, the necessity of publication of expenses balance was highlighted by Mr. Ilir Dhima.

Then the OSCE Ambassador to Albania, Mr. Eugen Wollfarth emphasized the importance of the vote counting process during the coming election, which must be fair and transparent in order to avoid the recounting process, and also the application of the rules defined in the Electoral Code to ensure the thrift of proceeding papers.

Further discussion continued regarding the provision of independent institutions to monitor the process, avoiding the electoral conflict that would frustrate the political climate in the country, the role of internationals to change the situation, the possession of media channels from politics, necessity of additional channels of communication for strengthening the implementation of the recommendations offered.