Vazhdon në Elbasan fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al

21 Qershor 2019

Pyet shtetin - merr përgjigjie!

Vazhdon fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al .

Takimi i radhës i përfaqësuesit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u organizua në qytetin e Elbasanit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme nga Elbasani dhe Librazhdi.

Ky portal u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët, edhe pa një arsye të përcaktuar, kanë të drejtën të kërkojnë informacion publik nga institucionet publike.
Përgjigja vjen brenda një periudhe 10-ditore. Në rast të mungesës së përgjigjes, apo kur përgjigja nuk është e plotë, mund të ankoheni te Komisioneri.

Gjithçka është pa pagesë!