Webinar mbi energjitë e rinovueshme Efektet e Krizës Energjetike dhe Ndërtimi i Politikave për Energjitë e Rinovueshme

07 Dhjetor 2022

Platforma QARKON (QARKON) dhe Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) organizoi webinarin, të titulluar “Efektet e Krizës Energjetike dhe Ndërtimi i Politikave për Energjitë e Rinovueshme”. Aktiviteti u organizua ditën e martë, më 7 dhjetor 2021, përmes platformës ZOOM.

Kriza energjetike globale, edhe pse e parashikuar, e ka gjetur Shqipërinë të pa përgatitur. Varësia e madhe nga energjia hidrike është një faktor që siguron çmim të ulët, por edhe ekspozon vendin ndaj luhatjeve në tregun e energjisë globale. Ky panel u fokusua pikërisht në analizimin e sistemit dhe politikave të energjisë në Shqipëri dhe eksploroji nevojën e diversifikimit të burimeve energjetike.

Graphical user interface, application</p>
<p>Description automatically generated

 

Webinari mblodhi ekspertë dhe profesionistë të fushës së energjetikës, të cilët ndanë njohuritë dhe eksperiencat e tyre mbi sfidat e energjive të rinovueshme në Shqipëri.

Ky aktivitet gjithashtu shërbeu për të diskutuar mbi energjitë e rinovueshme dhe implikimet e tyre në Shqipëri. Në sesionin e parë u mbajtën fjalët përshëndetëse dhe të prezantimit të QARKON dhe të DPSHL. Në sesionin e dytë, një panel ekspertësh prezantoi ligjëratat e përgatitura prej tyre mbi energjitë e rinovueshme. Në seksionin e fundit, panelistët u bënë pjesë e diskutimeve me pyetje dhe përgjigje në ndërveprim me audiencën, mbi implikimet dhe sfidat për zbatimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të konsultoni agjendën e aktivitetit këtu, ndërsa aktivitetin e plotë mund ta qasni këtu.