73 Organizata të shoqërisë civile i propozojnë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin “Për paditë kolektive”

Një grup organizatash jofitimprurëse të shoqërisë civile në Shqipëri, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, kanë ndërmarrë nismën për hartimin dhe propozimin e projektligjit “Për paditë kolektive”. Ky projektligj synon të krijojë një mjet të ri ligjor, “padinë kolektive”, i cili lehtëson aksesin e

qytetarëve në procesin gjyqësor dhe ndalon sjelljen e paligjshme nga operatorë të ndryshëm, siç mund të jenë subjektet që veprojnë në fushën e industrisë, telekomunikacionit, tregtisë, shërbimeve, etj.

Padia kolektive përbën një mekanizëm procedural të posaçëm, e cila aktualisht, nuk është parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile ose nga ndonjë ligj tjetër. Miratimi i ligjit “Për padinë kolektive” do të sillte dobi për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve dhe grupeve të tyre. Ai do të mundësonte ndalimin e shkeljeve dhe cenimeve të paligjshme civile e konsumatore, ekonomike e mjedisore, shkeljet në marrëdhëniet e punës si dhe kompensimin e qytetarëve për dëmin e pësuar.

Gjithashtu, miratimi i këtij ligji do të sillte dobi edhe në ekonominë gjyqësore, si dhe në efektivitetin e gjykimit të padive kolektive, për të parashtruar përpara gjykatës pretendimet e një grupi personash në interesin e tyre të përbashkët