- Shqip
- English
Buletini Informativ mbi Kuvendin në procesin e integrimit - nr. 3
Tematika:
Shkarko Dokumentat:
Qendra e Studimeve Parlamentare në kuadër të zbatimit të projektit "Rritja e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit përmes pjesëmarrjes legjislative dhe transparencës", mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, synon të rrisë dhe të forcojë rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe promovimin e përgjegjësisë së anëtarëve të parlamentit në këtë proces përmes veprimtarisë së tyre pjesëmarrëse dhe transparente.
Me qëllim informimin e shoqërise civile dhe ndërgjegjesimin e publikut në lidhje me angazhimet dhe detyrimet e shoqërisë shqiptare në procesin e integrimit në BE, Qendra ka përgatitur buletinin informativ elektronik, fokusuar në çështjet e integrimit, ndikimit të tyre dhe përfitimet.
Në përmbajtje të Buletinit nr 3, Qershor 2012 do të gjeni:
- Vlerësimi i përputhshmërisë së ligjeve me acquis e BE-së dhe roli i Kuvendit në këtë proces
- Raport për veprimtarinë e Komisionit të Integrimit Europian Periudha mars-maj 2012
- Zhvillimet Kushtetuese të Traktatit të Lisbonës në fushën e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë në nivel mbikombëtar dhe kombëtar
- Debati intelektual mbi Deficitin Demokratik në Bashkimin Europian
- Kalendari tre-javor i punimeve të Kuvendit. (11 qershor – 28 qershor 2012)
Për të shkarkuar Buletin nr 3, trokitni këtu.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:
Qendra e Studimeve Parlamentare/Centre for Parliamentary Studies Tirana/Albania
Tel/Fax: +355 4 4808 859
e-mail: cps@albaniaonline.net
www.ascpdp.org