Bursa për studentët në Kolegjin Amerikan në Selanik

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Kolegji Amerikan në Selanik ftojnë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme, për Studime Universitare BA - 4 vjeçare dhe për bursa të pjesshmë për Studime Pasuniversitare Master - 1 vjeçar Universitetin Amerikan të Selanikut- Greqi, për vitin akademik 2024-2025.

Degët e ofruara:

Në nivelin Bachelor:

  • Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm, Menaxhim i Burimeve Njerëzore)
  • Shkenca politike dhe marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
  • Biznes dhe Informatikë (BS)
  • Shkenca Kompjuterike (BS)
  • Gjuhë Angleze (BA) (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media)
  • Psikologji (BS)
  • Biologji

 

Në nivelin Pasuniversitar:

  • Master në Administrim Bisnesi (MBA)
  • Master në Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)
  • Master në Psikologji Organizative Industriale (MS)

 

Kriteret

Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Për Studime Universitare BA

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.

Për Studime Pasuniversitare

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;

 

Aplikimi

Aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu.

Gjithashtu, plotësoni Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun: http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application. Dokumentacionin plotësues të aplikimit duhet ta ngarkoni online në formularin e aplikimit. Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar në këtë publikim.

Afati i aplikimit për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2024

 

Për çdo informacion ose ndihmë që do t’ju nevojitet, na shkruani: info@osfa.al; ose telefononi në numrin 0692191918. Gjithashtu, për kontakte direkte me Kolegjin Amerikan në Selanik, mund t’i drejtoheni: admissions@act.edu; ose të telefononi në numrin 0030 2310 398 398.

Prenotoni një takim me Zyrën e Aplikimeve në: https://calendly.com/actadmissions.