Ceremonia e ndarjes se cmimeve "RRATHE"- Edicioni I Pare

Në datë 17 korrik 2012, ora 19.00 në kinemanë Imperial, Hotel Sheraton në Tirane u organizua ceremonia e ndarjes së cmimeve për prodhimet më të mira ndër 24 video-dokumentarët, produkt i Konkursit Mediatik të realizuar nga Fondacioni Soros.

Në kuadër të Programit te Medias të Fondacionit Soros, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në tetor të vitit 2011, Fondacion Sorosi shpalli një konkurs  të hapur drejtuar të rinjve (studentë të gazetarisë, regjisë, gazetarë e regjizorë të rinj,etj) për prodhimin e disa  video-dokumentarëve 8-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë

Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit, nga 90 aplikantë u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video -dokumentarëve 24 prej tyre. Video-dokumentarët tentojnë  të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo  komuniteti në një mënyrë e  formë  ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë. Programi Televiziv u titullua “Rrathë”.

Transmetimi i tyre u realizua nga Televizoni Top Channel cdo të shtunë ora 17:00, për tetë javë rresht, në periudhën maj-qershor 2012.

Në datë 17 Korrik 2012, pas përfundimit të transmetimit të të gjithë dokumentarëve, u shpallën 4 cmime : 3 cmime të para dhe një cmim special , cmime të vendosura nga një Juri e përbërë nga specialistët të fushës. Për secilin cmim pati edhe një shpërblim financiar. 

Në përfundim të ceremonisë u shfaqën  për publikun prezent edhe 4 videot fituese.

Tre cmimet e dhëna nga Fondacioni Soros janë :

CMIMI I PARË “SHQIPËRIA NËN GËRSHËRË” – Autor MIREL GJYZARI

Për të parë videon klikoni këtu. 

 

CMIMI I DYTË “PAINTED RED” – Autore ANIS LEKA

Për të parë videon klikoni këtu. 

 

 

CMIMI I TRETË “NINULLAT” – Autor GJERGJ GJELI

Për të parë videon klikoni këtu. 

 

 

Cmimi special u dha  nga Fondacioni “Dritan Hoxha”, partneri mediatik i Fondacionit Soros në këtë iniciativë.

Ky cmim shkoi për Video-dokumenatrin “AGUSTINI”, me autore ERIONA CAMI.

Për të parë videon klikoni këtu.