Është BE-ja, jo zgjerimi i Ballkanit Perëndimor...

ËSHTË BE-JA, JO ZGJERIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR...

OPINIONI PUBLIK I FRANCEZËVE MBI ANËTARËSIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Franca është një nga vendet europiane me shkallën më të lartë të mosmiratimit popullor ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ku bazohet ky mosmiratim, dhe sa e rëndësishme është çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor për Francën? Duke përdorur një kombinim të paraqitjes së të dhënava të studimit të 2020 me popullsinë e rritur franceze dhe me fokus grupe të thelluara me votuesit francezë, ky raport ofron një panoramë gjithëpërfshirëse mbi këndvështrimin e francezëve nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkoheshin BE-së. Rezultatet janë të rëndësishme për vendimmarrësit politik dhe aktorët e shoqërisë civile. Përfundimet tona më të rëndësishme janë:

1. Shumica e njerëzve në Francë kundërshtojnë bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, por për shumicën kjo çështje nuk është një çështje e spikatur dhe qëndrimet nuk kanë bazë të fortë.

Me afro 60 përqind mosmiratim, shumica e të intervistuarve thanë se do të ishte disi keq ose shumë keq, nëse Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do t’i bashkohen BE-së. Megjithatë, më pak sesa një e treta thanë se shtimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor do të prekte jetët e tyre shumë ose të paktën disi, dhe pothuajse gjysma ndryshuan këndveshtrim mbi çështjen, në varësi të faktit nëse u pyetën rreth rajonit në përgjithësi apo për shtete specifike. Kjo tregon që për shumicën e njerëzve në Francë, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është çështje e spikatur dhe pikëpamjet mbi këtë temë nuk kanë bazë të fortë.

2. Qëndrimet për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor pasqyrojnë më tepër pikëpamjet e përgjithëshme të BE-së, sesa sterotipet ose shqetësimet specifike ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Midis të intervistuarve në sondazh, ata që nuk miratuan bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, kishin tendencën e pasjes së pikëpamjeve shumë më negative për vetë BE-në, sesa ata që e miratuan zgjerimin e BE-së në rajon. Një në dy ‘mosmiratues’ mendojnë një imazh tepër ose shumë negativ për BE-në. Në kontrast, afro dy të tretat e ‘miratuesve’ thanë se mendojnë një imazh mjaft ose shumë pozitiv për BE-në. Kjo sugjeron se për shumë njerëz në Francë, mendimi nëse Ballkani Perëndimor do t’i bashkohej BE-së, pasqyron pikëpamjet mbi BE-në në përgjithësi.

3. ‘Miratuesit’ dhe ‘mosmiratuesit’ ndajnë shqetesime përsa i përket zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por arrijnë në konkluzione të ndryshme rreth aftësisë së BE-së për tu marrë me këto çështje.

Në thelb, ata në favor të bashkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, besonin se BE-ja mund të përballet me sfidat që sjell zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht sfidat ekonomike, ndërsa ata kundër ishin më pak optimistë. Gjetjet me tej mbështesin përfundimin se pikëpamjet mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor janë reflektim i pikëpamjeve që njerëzit kanë mbi BE-në, kapacitetin e saj për të integruar shtete të reja anëtare dhe pasojat e kësaj për Francën.

4. Qeveria franceze duhet të jetë e vetëdijëshme se për shumicën e qytetarëve, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk është një çështje e spikatur.

Nisur nga rëndësia e pakët e kësaj çështje mes votuesve francezë, është e papëlqyeshme që vazhdimësia e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor të kishte një ndikim domethënës në politikën e brendshme franceze në përgjithësi dhe në procesin elektoral në veçanti. Frika se qeveria franceze mund të penalizohet nga elektorati për shtyerjen përpara të procesit të zgjerimit, nuk gjejnë një bazë në këtë studim. Kjo nuk do të thotë se politikëbërësit nuk duhet të jenë të kujdesshëm për heqjen e të drejtës mbi çështjen. Për shumë njerëz në Francë, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor shoqërohet me shqetësime mbi kohezionin europian, ndjenjat e mosbesimit brenda në BE dhe mungesa e kontrollit.

5. Komunikimi mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të ofrojë siguri për ata me shqetësime të fshehura dhe adresojë shqetësimet e përgjithshme mbi BE-në të votuesve francezë.

Pa adresuar shqetësimet më të gjera që kanë njerëzit në lidhje me kohezionin europian dhe të ardhmen e BE-së, zgjerimi i metejshëm i BE-së mund të shtojë një tjetër shtresë pakënaqësie të sjelljeve të BE-së në Francë. Në planin afatgjatë, mënyra më e mirë është të ndërtohet një besim më i gjerë tek BE-ja, institucionet rregullat e procedurat e saj, dhe të sigurohet që komunikimi mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor të mos inkurajojë pikëpamje negative të kohezionit europian mes votuesve francezë. Kur mendohet për Ballkanin Perëndimor, argumentat abstrakte nuk kanë gjasa të ndikojnë në pikëpamjet e njerëzve, ndërsa përmirësimi i eksperiencave personale (sikundër janë  mundësitë për turizëm) kanë potenciale pozitive.