Fondacionet e Shoqërisë së Hapur angazhojnë 100 milion dollarë për të mbështetur mobilizimin dhe udhëheqjen politike feministe

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur do të investojnë më shumë se 100 milion dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të fuqizuar një sërë lëvizjesh feministe dhe për të rritur aftësitë drejtuese të tyre në politikë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe qeveri. Angazhimi, i cili mbështetet në punën e vazhdueshme dhe të planifikuar të Shoqërisë së Hapur, u njoftua publikisht në 30 Qershor, në një njoftim për shtyp në Forumin e Gjeneratës së Barazisë (GEF) në Paris. Presidenti i Fondacioneve Shoqëria e Hapur Z. Mark Malloch-Brown do e ndajë këtë angazhim në një prezantim zyrtar ditën e premte, 2 Korrik.

Forumi është një manifestim global për barazinë gjinore i thirrur nga U.N. Women në bashkëpunim me qeveritë e Meksikës dhe Francës, në partneritet me të rinjtë dhe shoqërinë civile. Shoqëria e Hapur shërben si aktori kryesor filantrop i Koalicionit të Veprimit mbi Lëvizjet Feministe dhe Drejtuese, i cili synon të fuqizojë të drejtat, zërin dhe angazhimin feminist në të gjithë globin.

Shumica e fondeve do të përqendrohet në vendimmarjen politike transformuese feministe përmes investimeve të qarta në iniciativa që mbështesin më shumë gra, transgjinorë dhe njerëz me gjini jo-konformiste në pozicione drejtuese në politikë dhe qeverisje.

Është nder të mbështesim feministë të të gjitha gjinive në Shoqërinë e Hapur dhe në të gjithë botën që janë të përshtatshëm, të guximshëm, krativë dhe bashkëpunues. Pa përfshirjen e plotë të më shumë se 50 përqind të popullsisë së botës, nuk mund të ketë shoqëri të hapura, të lira ose demokratike.

Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, lëvizjet feministe meritojnë mbështetjen tonë të pakursyer.